Опис

„Ditari i Ana Frankut“ është rrëfim i një vajze hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për ditëlindjen e saj të trembëdhjetë Ana fiton një ditar, në të cilin më 14 qershor të vitit 1942 i
shkruan fjalitë e para. Por, së shpejti familja duhet të shpëtojë dhe të fshihet në një strehimore të fshehtë në Amsterdam, ku do të kalojë më shumë se dy vjet duke u fshehur nga nazistët. Në strehimore i bashkohet edhe familja Van Dan, kurse më vonë edhe dentisti Dusel. Ajo në ditar shënon jetën, ngjarjet dhe problemet në strehimore, duke treguar edhe
karakteristikat e banorëve të saj, të cilat dalin në pah kur jetojnë në rrethana të tilla.

Ky është rrëfim prekës për fëmijërinë e përfunduar tragjikisht, rrëfim që përmes prizmit të një vajze të pafajshme hebreje pasqyron tmerret e regjimit nazist gjatë Luftës së
Dytë Botërore.